Takim me kompani energjetike nga SHBA dhe BE, Rama: Janë gati për investime në Shqipëri

Nga A2 CNN
27 Prill 2022, 10:51 | Politikë
Takim me kompani energjetike nga SHBA dhe BE, Rama: Janë gati për

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE, “me gatishmërinë për t'u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto të energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë”.

“Disa ditë më parë pata nderin të takoja Presidentin Aliyev dhe me kënaqësi ndjeva dhe dëshmova në fjalët e tij interesin e lartë që ka për t’u përfshirë në tubacionin joniano-adriatik, i cili mund të jetë një tjetër ndryshues i madh i lojës për rajonin tonë, por që në të njëjtën kohë mund të jetë dhe një fuqi për Evropën, që sa më shpejt të jetë e mundur të fitojë një pavarësi prej gazit rus”, tha kreu i qeverisë.

“Sot jemi këtu, ka mijëra arsye për të parë drejt së ardhmes së afërt me optimizëm të vërtetë dhe me buzëqeshje të madhe në fytyrë sepse s’ka dyshim që kompanitë këtu në sallë vlejnë miliarda dhe nuk paguajnë bileta avioni për hiçmosgjë. Jam i sigurt që të gjithë zotërinjtë në këtë sallë janë këtu për arsye të biznesit dhe se kompanitë e tyre janë këtu për të investuar dhe për të na u bashkuar ne që jo vetëm Shqipërinë, por mbarë rajonin ta çojmë përpara”, shtoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos