Arsyeja pse kryeministri i Spanjës u kërkon zyrtarëve që të heqin kravatën

Nga A2 CNN
31 Korrik 2022, 13:34 | Bota
Arsyeja pse kryeministri i Spanjës u kërkon zyrtarëve që

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, i cili pritet të vizitojë nesër Shqipërinë në kuadër të procesit të integrimit, ka bërë një thirrje të veçantë për zyrtarët në vendin e tij: “Hiqni kollaret dhe përdorni më pak kondicionerët, për të kursyer energji”.

Kryeministri spanjoll, i veshur me kostum, por pa kollare, ka thënë se kjo është një ndër format më të thjeshta për të përballuar temperaturat e larta, ndërkohë që kriza e gazit ka kapur të gjithë Europën për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

"Edhe sektorit privat i kërkoj që të mos përdorin kravatat kur nuk është e domosdoshme. Të gjithë duhet të kontribuojmë për të kursyer energjinë", shtoi Pedro Sanchez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos