Edhe për Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku, është bërë progres referuar rekomandimeve të Bashkimit Europian për Shqipërinë. Marku përmend disa prej punëve të organit të akuzës, ndërsa flet për raportin e progresit të ligjit. “Në zbatim të rekomandimit për përparim të mëtejshëm drejt ndjekjeve dhe dënimeve përfundimtare kundër grupeve të organizuara kriminale, në veprimtarinë e prokurorisë evidentohet përparim dhe rritje e numrit të hetimeve proaktive në ndjekjen penale kundër grupeve të strukturuara kriminale, duke përdorur mjetet speciale të hetimit në 64 procedime. Konkretisht në fushën e trafiqeve të paligjshme, pastrimit të parave, apo krimeve të tjera të rënda. Ky proces i ka shërbyer si parandalimit dhe ndalimit dhe arrestimit në flagrancë të 122 personave”, tha Marku. (A2 Televizion)
Arta Marku: Progres ne plotësimin e rekomandimeve të BE
