
Është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare Muhamet Liko, aktori i njohur i humorit shqiptar, pjesë e parodistëve të Vlorës.
Aktori ishte tërhequr nga skena prej disa kohësh për shkak të problemeve me zemrën.
Katër parodistët e Vlorës, Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Liko sillnin në skenë emocione të mëdha për publikun me paroditë e tyre fantastike. (A2 Televizion)