As Koreja e Veriut nuk bën pas, teston një tjetër raketë balistike.

Nga A2 CNN
25 Shtator 2022, 08:42 | Bota
As Koreja e Veriut nuk bën pas, teston një tjetër raketë

Në një kohë tensionesh në botë për shkak të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, edhe Koreja e Veriut vijon me shkëndijat e saj provokuese.

Ushtria fqinje e Korese së Jugut bën me dije se Peniani testoi një tjetër raketë balistike e cila u lëshua në drejtim të detit të Japonisë.

Ky testim vjen disa ditë pasi luftanijet amerikane mbërritën në rajon për të zhvilluar një stërvitje ushtarake me forcat koreano-jugore, një veprim që Kim Jong un e cilëson si provokim.

Autoritetet në Seul shprehen se kishin të dhëna se fqinjët veriorë po përgatiteshin të lëshonin një raketë balistike nga një nëndetëse, provë të cilën e kishin bërë më parë dhe në muajin maj.

Roja bregdetare japoneze konfirmoi gjithashtu një lëshim të mundshëm të raketave balistike, duke cituar informacione nga Ministria e Mbrojtjes e Tokios. Anijeve në zonë u është kërkuar të vëzhgojnë dhe të japin informacion për çdo objekt të paidentifikuar.

Transmetuesi publik japonez NHK tha se objekti kishte rënë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos