Referendumet në Ukrainë, organizatorët raportojnë pjesëmarrje të lartë

Nga A2 CNN
25 Shtator 2022, 08:34 | Bota
Referendumet në Ukrainë, organizatorët raportojnë

Vijon për të dytën ditë referendumi në 4 provincat e Ukrainës, i cili është organizuar nga prorusët me mbështetjen e Moskës dhe që kërkon bashkimin e tyre me Rusinë.

Sipas kreut të Komisionit Zgjedhor në republikën e Donetskut, pjesëmarrja në votime në ditën e dytë ka shkuar mbi 55%.

I njëjti referendum është duke u mbajtur dhe në Kherson dhe Zaporizhzhia, ndërkohë që votimi mbyllet ditën e martë.

Megjithatë, komuniteti ndërkombëtar i ka quajtur nul këto votime dhe paralajmëroi se nuk do ta njohë asnjëherë rezultatin e tyre.

Referendumet e aneksimit shihen nga ekspertët si një lëvizje e Putin për të përshkallëzuar luftën në Ukrainë. Kjo pasi kreu i Kremlinit ka paralajmërua se do të përdorë çdo lloj mjeti ushtarak për të mbrojtur integritetin territorial të Rusisë.

Ndërkohë që raportimet që vijnë nga terreni flasin se njerëzit po nxirren me dhunë nga shtëpitë e tyre nga forcat ruse që kontrollojnë zonën që të marrin pjesë në votime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos