Italianët në votime për qeverinë e re, Meloni drejt fitores

Nga A2 CNN
24 Shtator 2022, 19:20 | Bota
Italianët në votime për qeverinë e re, Meloni drejt fitores

Blloku i djathtë i Italisë i udhëhequr nga Giorgia Meloni pritet të fitojë fuqimisht zgjedhjet e parakohshme, megjithatë para votimeve zgjedhësit mbetën të ndarë rreth perspektivës së kryeministres së parë femër.

Në kryeqytetin Italian kishte gra që nuk ndjeheshin të përfaqësuara prej saj, opinion që nuk e ndanin disa të tjera.

Ndërsa i dashuri i saj Gennaro Setola brohoriti për Melonin dhe tha se fitorja e saj do të ishte si një 'shpërblim' për gratë italiane.

https://a2news.com/2022/09/23/zgjedhjet-parlamentare-ne-itali-profilet-e-disa-prej-protagonisteve-fashistja-favorite/

Të gjitha sondazhet kanë parashikuar se grupi nacionalist i Melonit, Vëllezërit e Italisë, do të dalë si partia udhëheqëse të dielën, duke ndarë pushtetin me aleatët e saj Ligën e Matteo Salvinit dhe Forza Italian e Silvio Berlusconit.

Zgjedhjet e 25 shtatorit pasojnë rënien e qeverisë së unitetit kombëtar të kryeministrit Mario Draghi, e rrëzuar nga grindjet e brendshme të koalicionit qeverisës në korrik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos