As shkuma toksike nuk i pengon besimtarët, lahen në lumin e shenjtë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 22:18 | Lifestyle
As shkuma toksike nuk i pengon besimtarët, lahen në lumin e

Lumi i shenjtë Yamuna që rrjedh nëpër kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, është mbuluar me re të mëdha shkume toksike, të cilat sipas aktivistëve vendas, vijnë si pasojë e derdhjes së paligjshme të mbetjeve industriale dhe ujërave të zeza në lumë.

Siç duket edhe në pamjet e Reuters, kjo nuk i ka ndaluar besimtarët që të futen në lumë dhe t’i gëzohen shkumës së bardhë, por vrastare.

Sipas aktivistëve, industritë e prodhimit të rrobave, shumica e të cilave janë ngritur ilegalisht në zona të banuara në kryeqytet, po derdhin ujëra të ndotur në impiantet e ujërave të zeza.

https://www.instagram.com/p/CWEiJ_4rRTt/?utm_medium=copy_link

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos