Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu gjatë Asamblesë Rajonale të Partisë Republikane në Tiranë deklaroi se është e domosdoshme që të ketë zgjedhje të parakohshme.
Ai theksoi se deri kur Shqipëria të jetë anëtarësuar në BE, duhet që tre muaj para zgjedhjeve të krijohet qeveri teknike.

“Kërkojmë një proporcional kombëtar me lista të hapura, ku votohet më shumë se një kandidat, dhe atë që zgjidhet nuk e vendos kryetari. Ky sistem minimizon shitblerjen e votave”, shtoi kreu i Partisë Republikane gjatë asamblesë. (A2 Televizion)