Asensio lumturon Realin, Tottenham “mbyll llogaritë” me Dortmund

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2019, 22:57 | Futboll

Real Madrid mori një fitore tepër të rëndësishme në fushën e Ajax në sfidën e parë të vlefshme për 1/8-at e Champions League, falë një goli të shënuar tre minuta nga fundi i kohës së rregullt nga zëvendësuesi Marco Asensio.

Madrilenët kaluan të parët në epërsi në minutën e 60 kur Benzema kombinoi bukur me Vinicius Junior dhe me qetësi kaloi topin pas shpinë së portierit kundërshtar. Holandezët, të cilëve në pjesën e parë iu anulua një gol për shkak të një pozicioni jashtë loje, arritën të barazonin pas 15 minutash me Ziyech, por ishte talenti spanjoll Asensio, që shënoi golin e fitore kur përfitoi nga një pasim i Carvajal për të shtyrë topin në portën e boshatisur. E vetmja notë negative nga mbrëmja është ndëshkimi me karton të verdhë i kapitenit Sergio Ramos, i cili do të mungojë në ndeshjen e kthimit.

Në takimin tjetër të mbrëmjes, Tottenham shkatërroi 3-0 Borussia Dortmund dhe thuajse ka prerë biletën e kualifikimin për në çerekfinale. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, nga Son, Vertonghen dhe Llorente, ndërsa gjermanët do të duhet të bëjnë mrekullinë për të përmbysur një rezultat të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos