
Pas rezultateve zhgënjyese në Ligën e Kombeve, Shqipëria do të kërkojë të kualifikohet për në Europianin e vitit 2020, edhe pse luan në një grup kualifikues të fortë, ku mes të tjerave është skuadra kampione e botës, Franca.
Por për Presidentin e FSHF, Duka, synimi nuk ndryshon. “Objektivi ynë është që të fitojmë çdo ndeshje, dhe nëse e bëjmë këtë do të dalim të parët. Por në futboll jo gjithmonë arrihen ato që ke vendosur si objektiv. Grupi ku ne luajmë mendoj që është i balancuar. Por i kam thënë Panuccit pas shortit, kush llogarit 6 pikë me Andorrën i ka të humbura”, tha Duka në “I Ftuari”.
Duke komentuar mbi nivelin e skuadrave kundërshtare të grupit, Duka shtoi: “Franca është kampione e botës dhe është në formë të shkëlqyer sportive, por nuk ka diferenca mes Turqisë dhe Moldavisë, apo Islandës dhe Shqipërisë. Sigurisht që kualifikimi nuk është mision i lehtë, por ne do ta tentojmë”. (A2 Televizion)