Ashensori me probleme, Papa Françesku bllokohet brenda për 25 minuta

Nga A2 CNN
1 Shtator 2019, 15:26 | Bota
Ashensori me probleme, Papa Françesku bllokohet brenda për 25 minuta

Një avari në ashensor shkaktoi vonesën e Papa Françeskut në meshën e së dielës.

Të gjithë të pranishmit në sheshin Shën Pjetër ishin kureshtarë të kuptonin pse po vonohej Ati i Shenjtë.

"Dua t'ju kërkoj ndjesë që u vonova, por një defekt i papritur në ashensor më la brenda tij për 25 minuta”, tha Papa para qytetarëve të mbledhur për meshën.

“Ashensori u bllokua nga një luhatje tensioni, falë Zotit aty erdhën zjarrfikësit të cilët i falenderoj pa masë dhe defekti u rregullua. A mund të kem një duartrokitje për forcat zjarrfikëse?", ishte kerkesa e Atit të Shenjtë, i cili mori dhe mirëkuptimin e besimtarëve të shumtë të mbledhur në Vatikan në meshën e së dielës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos