Ashpërsohet lufta e hakerave, sulmohen aeroportet amerikane

Nga A2 CNN
10 Tetor 2022, 18:59 | Bota
Ashpërsohet lufta e hakerave, sulmohen aeroportet amerikane

Pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë janë shtuar ndjeshëm dhe sulmet kibernetike të hakerave ndaj sistemeve qeveritare të ndryshme apo dhe ndaj shërbimeve civile.

Pas sulmeve në rajonin e Ballkanit, ku u akuzuan hakerat nga Irani, një tjetër goditje kibernetike është regjistruar këtë herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave nga mediat, disa nga aeroportet më të mëdha amerikane kanë qenë së fundmi në shënjestrën e hakerave nga federata ruse.

ABC citon disa burime të cilat bëjnë me dije se objekt i sulmeve kibernetike kanë qenë kontrolli i trafikut ajror dhe komunikimi i brendshëm i kompanive ajrore në këto aeroporte.

Për pasojë, pasagjerët e kanë pasur të pamundur të kenë akses në faqet kryesore të kompanive si dhe të monitoronin trafikun ajror në aeroporte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos