Biden dhe Scholz dënojnë brutalitetin rus, flasin për mbështetje për Ballkanin

Nga A2 CNN
10 Tetor 2022, 11:24 | Bota
Biden dhe Scholz dënojnë brutalitetin rus, flasin për

Presidenti amerikan, Joe Biden, zhvilloi të dielën një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë thuhet se dy udhëheqësit dënuan sërish përpjekjet për aneksimin e territorit të Ukrainës nga Rusia, si dhe shprehën përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për ta mbajtur Moskën përgjegjëse, për ato që i quajtën veprime brutale të saj.

Po kështu, Biden-Scholz shprehën angazhimin e vendeve të tyre për t'i ofruar siguri e ndihmë ekonomike Ukrainës. Temë e diskutimit mes presidentit Biden dhe kancelarit gjerman Scholz ishte dhe Ballkani Perëndimor. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se ata folën mbi përpjekjet për të mbështetur stabilitetin dhe mirëqenien në Ballkanin Perëndimor.

https://a2news.com/2022/10/08/zyrtari-i-nato-s-te-parandalojme-destabilizimin-e-ballkanit-perendimor-nga-rusia-e-kina/

Përshkallëzimi i luftës në Ukrainë edhe në territore të tjera të kontinentit, veçanërisht në Ballkan, është një temë e shumëdiskutuar në javët dhe muajt e fundit. Të shtunën, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Gerald Connolly, ka kërkuar nga shtetet e Ballkanit Perëndimor që së bashku me vendet euroatlantike të punojnë për të parandaluar destabilizimin e rajonit pas agresionit rus në Ukrainë. Në videomesazhin e tij në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të mbajtur në Prishtinë, Connolly u shpreh se invazioni rus ka cenuar peizazhin e sigurisë në botë, ndërsa vendet demokratike duhet të qëndrojnë krah njëra-tjetrës për të kaluar edhe këtë sfidë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos