Përveç se realizoi ëndrrën e madhe për të ngritur trofeun e Kupës së Botës, me finalen e sotme, Lionel Messi është shndërruar lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në Kupat e Botës, plot 26, duke kaluar rekordin e mbajtur nga gjermani Lothar Matthaus, i cili e ka mbyllur me 25 ndeshje të luajtura. Messi ka luajtur 3 ndeshje në Botërorin e vitit 2006, 5 në atë të vitit 2010, 7 në atë të vitit 2014, 4 në Botërorin 2018 dhe 7 në Katar 2022.
Në fotogalerinë e mësipërme zbuloni lojtarët që kanë luajtur më shumë në Kupën e Botës. (A2 Televizion)