Asllani fiton “derbin” me Gjimshitin, Interi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Nga A2 CNN
31 Janar 2023, 23:01 | Futboll
Asllani fiton “derbin” me Gjimshitin, Interi në

Interi ka kaluar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pasi ka mundur 1-0 Atalantën në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro”.

Skuadrës së Simone Inzaghit i mjaftoi një gol i realizuar nga Darmian në minutën e 57-të për të siguruar biletën e gjysmëfinaleve.

Në këtë takim u aktivizuan edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti dhe Kristjan Asllani. Mbrojtësi luajti të gjithë takimin, duke u rikthyer pas një kohe të gjatë në formacion. Ndërkohë, edhe në këtë takim, Asllani nuk ishte në formacionin zikaltër, teksa u aktivizua në minutën e 72-të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos