Kristjan Asllani bëhet sërish protagonist tek Inter gjatë kësaj faze përgatitore. Mesfushori shqiptar shënon golin e dytë për zikaltrit, por këtë herë kundër një skuadre të rëndësishme, si Monaco, në një ndeshje që Inter barazoi 2-2.
Asllani realizoi nga brenda zonës në minutën e 58-të, kur topi i përfundoi në këmbë nga një largim i gabuar i mbrojtësit kundërshtar, dhe me të majtën goditi saktë në rrjetë. Edhe në këtë takim, trajneri Simone Inzaghi, i cili e ka vlerësuar shumë 20-vjeçarin, kishte vendosur ta fuste titullar në mesfushë.
Në fund të qershorit, Asllani u transferua nga Empoli tek Inter për 14 milionë euro duke firmosur një kontratë deri në vitin 2027. (A2 Televizion)