Atalanta e Gasperinit shkatërrohet për 8 minuta në Napoli

Nga A2 CNN
17 Tetor 2020, 16:52 | Futboll
Atalanta e Gasperinit shkatërrohet për 8 minuta në Napoli

I kanë mjaftuar 8 minuta lojë ekipit të Napolit për t’i shkaktuar një nga pasditet më të errëta prej shumë kohësh ekipit të Atalantës në ndeshjen hapëse të javës së katërt të Serie A.

Ekipi i Gatusso-s fitoi me rezultatin 4-1 ndaj bergamaskëve të cilët ishin të pafuqishëm për t’i bërë ballë furisë së napoletanëve.

Vendasit kaluan në minutën e 22 në avantazh me Lozanon dhe brenda minutës së 30 kishin shënuar 3 herë. Në të 42 e pjesës së parë rezultati shkoi 4-0.

Tashmë ndeshja nuk kishte më histori dhe në pjesën e dytë Napoli qëndroi pas për të ruajtur rezultatin. Në të 61 miqtë shënuan dhe golin e nderit me Sam Lammers. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos