Rroca, spektakolar në Turqi, dy gola dhe një asist

Nga A2 CNN
17 Tetor 2020, 14:51 | Futboll
Rroca, spektakolar në Turqi, dy gola dhe një asist

Ish-futbollisti i Kukësit, më parë edhe i Luftëtarit, Eduart Rroca, tashmë ka nisur të shkëlqejë në futbollin turk.

Mesfushori ishte autor i dy golave dhe një asisti në ndeshjen e kësaj të shtune për Istanbulspor ndaj Samsunspor, të fituar me rezultatin 3-0.

Aktualisht, Istanbulspor është në krye të renditjes në kategorinë e dytë në Turqi, me 12 pikë pas 15 ndeshjeve. Rroca shënoi edhe në javën e kaluar për skuadrën e tij në ndeshjen miqësore ndaj Fenerbahces. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=hTmN3U88LbE

A2 CNN Livestream

Latest Videos