Atentat ndaj ish-kryeministrit të Pakistanit, rrihet autori

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2022, 13:22 | Bota

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan i ka shpëtuar një atentati gjatë një marshimi proteste që po mbahej në qytetin e Wazirabadit.

Anëtarët e partisë së Khan bëjnë të ditur se ish-kreu i qeverisë ka marrë një plagë në këmbë, ndërkohë që ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Imran Khan ishte duke organizuar një protestë të madhe në kryeqytet për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Autori i sulmit u vu menjëherë në pranga, dhe u dhunua nga mbështetësit e Khan të cilët e rrethuan që të mos largohej.

Muajin e kaluar, Komisioni Zgjedhor e pezulloi Imran Khan që të mbante poste zyrtare, në një vendim që ish-ylli i kriketit e vlerësoi si të motivuar politikisht. (A2 Televizion)

https://twitter.com/BoyWithNoHeart4/status/1588143259695697921

A2 CNN Livestream

Latest Videos