Atentat në Fier, vritet një 57-vjeçar

Nga A2 CNN
23 Tetor 2021, 21:59 | Kronikë
Atentat në Fier, vritet një 57-vjeçar

Policia e Fierit ka njoftuar se mbrëmjen e sotme, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i QTU”, një 57-vjeçar është vrarë me armë zjarri.

Shtetasi me inicialet D.B., i cili ishte brenda automjetit të tij Audi, është qëlluar nga persona në një makinë Benz dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Fierit.

Ndërkohë, në fshatin Daullas është gjetur i djegur një Benz që dyshohet se është e autorëve të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos