Shisnin drogë në doza të vogla, dy të arrestuar në Elbasan. Sekuestrohen 16 kg kanabis dhe 13 kapsolla detonatore

Nga A2 CNN
23 Tetor 2021, 11:07 | Kronikë
Shisnin drogë në doza të vogla, dy të arrestuar në

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla dhe ka sekuestruar 16 kg lëndë narkotike cannabis sattiva. Në operacionin policor antidrogë të koduar “Shënkolli”, u arrestuan në flagrancë shtetasit: S.M., 18 vjeç dhe E.L., 29 vjeç, të dy banues në Elbasan. Gjatë kontrollit në banesë të tyre u sekuestruan edhe 13 kapsolla detonatore, 2 përforcues grushti doreza metalike dhe 2 telefona celularë.

Njoftimi i Policisë Elbasan

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni  policor antidrogë i koduar “Shënkolli”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Sekuestrohen rreth 16 kg lëndë narkotike cannabis, 13 kapsolla detonatore, 2 përforcues grushti doreza metalike dhe 2 telefona celular.

Vihen në pranga 2 shtetas që ushtronin këtë veprimtarin kriminale.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe  në informacionet e marra në rrugë operative për dy shtetas që posedonin lëndë narkotike dhe e shisnin në doza të vogla në qytetin e Elbasanit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, zhvilloi operacionin  policor antidrogë të koduar “Shënkolli”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

S.M., 18 vjeç dhe E.L., 29 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasve S.M., dhe E.L., në  lagjen “Shënkoll", Elbasan, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale rreth 16 kilogramë lëndë narkotike cannbais, 13 kapsolla detonatore, 2 përforcuese grushti doreza metalike dhe 2 telefona celularë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi,  mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos