Atentati në Vlorë, 10 të shoqëruar, Policia ndërton identikitin e njërit prej autorëve

Nga A2 CNN
19 Janar 2020, 08:17 | Kronikë
Atentati në Vlorë, 10 të shoqëruar, Policia ndërton

Pas këqyrjes e vendit te ngjarjes, ekspertiza ka gjetur mbi 15 gëzhoja kallashnikovi. Burime nga blutë e Vlorës, sqarojnë se deri më tani janë shoqëruar për t'u pyetur në Polici 10 persona, kryesisht dëshmitarë okularë apo persona që mund të ndihmojnë hetimin.

Policia dyshon se në atentat morrëm pjesë dy persona, ndërsa pavarësisht errësirës kanë arritur të ndërtojnë identikitin e personit që drejtonte automjetin nga i cili qëllua në drejtim të dy të rinjve.

https://a2news.com/2020/01/18/atentati-ne-vlore-gjendet-e-djegur-makina-rende-njeri-prej-te-plagosurve/

Dyshimet kryesore lidhen me të shkuarën e 37- vjeçarit Nikollaq Çepaj, por edhe me përfshirjen e tij në një plagosje dy vite më parë.

Sakaq, pritet përmirësimi i gjendjes shëndetësore të të lënduarve, dëshmitë e të cilëve mund të ndihmojnë identifikimin e autorit ose autorëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/18/atentat-ne-vlore-plagoset-ne-lokalin-e-tij-pronari-dhe-i-sapo-liruari-nga-burgu/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

A2 CNN Livestream

Latest Videos