Atentati te “5 Maji”, 24-vjeçari: Kam pasur konflikte verbale në telefon

Nga A2 CNN
3 Mars 2021, 16:25 | Kronikë
Atentati te “5 Maji”, 24-vjeçari: Kam pasur konflikte verbale

24-vjeçari Nardi Abazi, ndaj të cilit u qëllua disa herë me pistoletë, dha dëshminë e tij në polici.

Mësohet se i riu ka treguar dhe personin e fundit me të cilin kishte komunikuar në telefon e që dyshohet se i ka bërë pritë në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

24-vjeçari tha para hetuesve se kishte komunikuar me një të ri me të cilin kishin njohje të mëparshme e kishte pasur një konflikt verbal. Gjatë bisedës, gjendja ishte acaruar e pak minuta më pas, rreth orës 22:30, teksa kalonte në rrugën “5 Maji” në kryeqytet, u gjend përballë të shtënave në xhamin e përparmë të makinës.

Abazi nuk rezulton i skeduar nga policia, ndërsa gjatë mbrëmjes së të martës, pas orës policore, ai u qëllua disa here, por që fatmirësisht i shpëtoi plumbave.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos