
Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen 7 të Korçës, ku u plagos me armë zjarri një 30-vjeçar. Policia njofton se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Ata janë L. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë dhe E. N., 20 vjeç, banues në Korçë.
Nga provat e grumbulluara rezulton se këta shtetas, pasi janë konfliktuar fizikisht me shtetasin Igli Qani, e kanë goditur me sende të forta dhe e kanë plagosur me armë zjarri tip pistoletë. 30-vjeçari aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se po punon intensivisht për kapjen e autorëve. (A2 Televizion)