Atentati te “Uji i Ftohtë”, Policia arreston 4 persona

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 13:05 | Kronikë
Atentati te “Uji i Ftohtë”, Policia arreston 4 persona

Policia e Vlorës ka arrestuar katër persona si të dyshuar që janë të përfshirë në atentatin e ndodhur në 10 maj të këtij viti në zonën e “Ujit të Ftohtë”, ku mbeti i plagosur një 63-vjeçar.

Në pranga kanë përfunduar Daut Elmazi, 25 vjeç, banues në Vlorë; Albano Goxhaj, 24 vjeç, banues në Fier; Dejvison Serjani, 28 vjeç, banues në Tiranë; Ardjan Ahmeti, 26 vjeç, banues në Tiranë. Policia gjithashtu thotë se po punon identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Ende nuk është bërë i ditur roli i secilit prej të arrestuarve në këtë ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos