
Banorë të zonës shprehen të shokuar 24 orë pas vrasjes me armë zjarri të 38-vjeçarit Kreshnik Dashaj në qytetin e Vlorës.
Sipas tyre, viktima ishte njeri i qetë dhe pa probleme. Ndërkohë, hetimet për këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa motivet e këtij krimi mbeten ende mister.
Kreshnik Dashaj u gjet mëngjesin e së mërkurës në rrugë, i pajetë. I dyshuar se mund të kishte vdekur nga ataku kardiak, mjekësia ligjore konstatoi se viktima kishte hematoma në kokë dhe një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në shpatull. (A2 Televizion)