Atletet e reperit Kanye West janë shitur në ankand për një shifër rekord prej 1,8 milionë dollarësh, duke u bërë kështu atletet më të shtrenjta në botë.
West i ka veshur atletet Nike Air Yeezy në vitin 2008, në edicionin e 50 të “Grammy Awards”.
Shtëpia e ankandeve Sotheby’s ka njoftuar se këto janë atletet e para që e kalojnë shifrën e 1 milion dollarëve.
Deri më sot, rekordi për atletet më të shtrenjta në botë mbahej nga atletet Air Jordan 1, të vitit 1985, që u shitën për 600 000 euro. (A2 Televizion)