Nëse një aristokrat si Princi Philip u përcoëll për në banesën e fundit me një makinë tip Land Rover të modifikuar, për reperin e ndjerë DMX, familjarët dhe miqtë përdorën një “Monster Truck”, një makinë gjigante e modifikuar, e cila mbante të shkruar edhe emrin e tij të artit. Mjeti, tip Ford F250, kushton rreth 200 mijë dollarë.
Rrugët e Bruklinit u bllokuan të gjitha të shtunën, teksa karvani me qindra motorë shoqëronte makinën që mbante arkivolin e DMX, i cili ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare parakaloi me opmpozitet.
Në ceremoninë që pasoi morën pjesë edhe miq të Earl Simmons - emri i vërtetë i DMX – si Kanye West, Busta Rhymes dhe të tjerë, ndërsa nuk munguan edhe 15 fëmijët e reperit, disa prej të cilëve edhe kënduan. (A2 Televizion)