Auditim për kryebashkiakun Veliaj, Aleanca për Teatrin kërkon hetim financiar për tenderat

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 13:51 | Aktualitet
Auditim për kryebashkiakun Veliaj, Aleanca për Teatrin kërkon

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dorëzon në Kontrollin e Lartë të Shtetit një kërkesë për auditimin financiar të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Aktivistët e kulturës kanë shprehur dyshimet për mënyrën se si ka vepruar Veliaj me konkursin e Teatrit, ndërsa hedhin dyshime se kryebashkiaku ka abuzuar edhe në tenderime të tjera.

Juristja Adriana Kalaja tha: “Ne kemi dyshime të arsyeshme se buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm. Këto dyshime i kemi për shumë tendera të tjerë në Bashkinë e Tiranës, ku fituesi paracaktohet”.

Ndërsa Edmond Budina u shpreh: “Përderisa neve na kërcënojnë me burg sepse mbrojmë pronën publike, ne duam të tregojmë se nuk jemi ne ata që duhet të shkojmë në burg sepse nuk kemi vjedhur. Ata që bëjnë tendera të fshehur, ata që abuzojnë me pushtetin, duhet të përgjigjen”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos