Gjykata e Lartë, verifikohet nga KLGJ kandidati për zëvendësimin e Xhezair Zaganjorit

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 11:33 | Aktualitet
Gjykata e Lartë, verifikohet nga KLGJ kandidati për

Komisionari Publik Dariel Sina është emri që po verifikohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si kandidat për të zëvendësuar ish-kreun e Gjykatës së Lartë,  Xhezair Zaganjorin, të shkarkuar nga detyra, më 26 korrik 2019, nga KPA.

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar informacione të detajuara në lidhje me procesin për emrin e Sinës, ndërkohë që vetë Komisioneri Sina ka dërguar një shkresë në KLGJ, përmes së cilës kërkon informacion nga ky institucion se përse nuk vijon procesi, pasi që në datën 11 shkurt ka përfunduar procedura e verifikimit dhe atij nuk i është vënë në dispozicion rezultati.

Sipas ligjit i takon kryetares Naureda Llagami që të mbledhë Këshillin dhe të vendosë procedurën në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos