Australianët mendojnë se ka vdekur MADONA, jo Maradona

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2020, 11:15 | Showbiz

Australianët kanë ngatërruar legjendën e futbollit Maradona me divën e pop-it, Madona, pas lajmit të hidhur të vdekjes së argjentinasit, ditën e djeshme.

Në rrjetet sociale u panë shumë “RIP MADONNA”, pasi fansat lexuan keq emrin e 60-vjeçarit argjentinas.

Maradona ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak në shtëpinë e tij në Tigre të Argjentinë, pak ditë pasi doli nga spitali. “El Pibe De Oro” iu nënshtrua para pak ditësh një ndërhyrjeje kirurgjikale në tru. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/11/25/diego-gjeniu-i-trazuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos