Autizmi në pandemi, frika dhe vështirësitë e fëmijëve me spektër nga Covid-19

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 16:47 | Aktualitet
Autizmi në pandemi, frika dhe vështirësitë e

Pandemia e koronavirusit ishte sprova më e vështirë për fëmijët me autizëm. Frika për humbjen e prindërve, kujdestarëve të përjetshëm, depërtoi dhe tek ta, pavarësisht spektrit që kishin.

10-vjeçari Jamarbër Hoxha i diagnostikuar prej vitesh me autizëm, na tregon për frikën e dyfishtë pas infektimit të prindërve.

Gjenialiteti i Jamarbrit u pikas në moshën 1 vjeç e gjysmë kur nisi të lexonte libra. Në moshën 3-vjeçare specialistët konstatuan funksione të larta të tij brenda spektrit të autizmit.

Si shumë pak fëmijë, pa hezitim, pa ndroje, Jamarbri ka zgjedhur një formë tjetër për treguar shqetësimin dhe përpjekjet e tij për shërimin e prindërve të infektuar.

Për babain e Jamarbrit, karantina ishte periudha më e tmerrshme për ta dhe për të gjithë prindërit e fëmijëve me autizëm. Ndërsa mbështetja nga shteti për këtë kategori vijon të jetë e papërfillshme.

Shkolla private që Jamarbri ndjek falë një burse të pjesshme e ka ndihmuar të jetë gjithmonë  aktiv. Ndërsa jashtë saj, terapisti më i mirë, veç prindërve, është vëllai më i vogël.  Tashmë që janë shëruar nga koronavirusi dhe çliruar nga frika, Jamarbri ka mundur të japë përqafimin që i mungonte prej një viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos