Autobusi elektrik përplaset me kamionin në Itali

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2019, 20:25 | Bota
Autobusi elektrik përplaset me kamionin në Itali

Një aksident i tmerrshëm ndodhi mëngjesin e së shtunës në një kryqëzim në Milano. Një autobus elektrik u përplas me një kamion plehrash.

Si pasojë e aksidentit, një grua 49 vjeç humbi jetën, ndërsa të paktën 18 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Të dielën u publikuan edhe pamjet nga momenti i aksidentit të cilat hedhin dritë për zbardhjen e plotë të tij.

https://www.youtube.com/watch?v=TpfqRX46gyc

Autobusi, me të cilin po udhëtonin shumë pasagjerë, ishte futur me të kuqe në kryqëzim, duke sjellë edhe aksidentin e tmerrshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos