Automoto Park Albania, Rama: Projekti i ri front punësimi, Formula 1 nuk është e pamundur

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 13:56 | Aktualitet

Në Elbasan do të ndërtohet pista e parë prej 5.3 km për zhvillimin e garave automobilistike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Disa kompani ndërkombëtare kanë prezantuar zhvillimin e projektit Auto Moto Park Albania, që për kryeministrin Edi Rama do të jetë një gjenerator të ardhurash për ekonominë e vendit.

 “Është një epokë të re për Elbasanin dhe Shqipërinë, për ta vendosur Shqipërinë në një tjetër hartë ku ajo mungon plotësisht dhe për t’i hapur Shqipërisë një tjetër derë prej ku një tjetër kategori vizitorësh do të mund të hyjnë për të fuqizuar më tutje ekonominë tone. Ky projekt i hap rrugë edhe një tjetër fronti të punësimit cilësor të të rinjve, jo thjesht vende pune, por vende pune të mirëpaguara”, deklaroi kryeministri.

Harta e cirkuitit

Optimizmi i shefit të qeverisë shkon përtej kapacitetit të kësaj piste që do të ndërtohet në të ardhmen.

“Shumë gjëra deri dje në dukje të pamundura, tani janë në rrugën që po bëhen të mundura, edhe ajo çka do të dukej e pamundur deri më sot që në Shqipëri, të kishim edhe një garë të Formula 1, e ardhmja do të tregojë se edhe kjo është e mundur”, shtoi Rama.

Kjo hapësirë, që është parashikuar të nisë ndërtimin vitin e ardhshëm, do të shërbejë edhe si qendër shërbimesh, ku do të jetë i përfshirë edhe Muzeu RETRO, Autodromi dhe Kartodromi. Në pistë do të zhvillohen gara shpejtësie me gjatësi 1.2 km ndërsa do të ketë edhe zonë sportive për mjetet ajrore ultra të lehta.

https://a2news.com/2021/12/06/jean-todt-mbeshtet-ndertimin-e-automotorparkut-ne-elbasan-projekt-ambicioz/

Përveç pjesës së garës, Auto Moto Park do të shërbejë edhe për edukimin ku do të ngrihen dy akademi, ajo e Motsportit dhe Edukimit mbi Sigurinë Rrugore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos