Shkodër, shembet mbikalimi i këmbësorëve

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 12:20 | Aktualitet
Shkodër, shembet mbikalimi i këmbësorëve

Rreth orës 12:00 është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Në momentin e shembjes, nuk ka pasur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë. 

Policia ka identifikuar dhe shoqëruar drejtuesin e një kamioni, i cili duke transportuar një vinç, dyshohet se aksidentalisht goditi mbikalimin e këmbësorëve.

"Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e mbikalimit të këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, ju bëjmë me dije se gjatë veprimeve të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi S. Sh., duke transportuar një vinç, me kamion, dyshohet se aksidentalisht vinçi ka goditur mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, duke e rrëzuar pjesërisht atë. Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. Sh., 60 vjeç, banues në Shkodër", tha policia.

Mjetet kamion dhe vinç janë bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet e tjera procedurale për këtë rast. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos