Juglindja nën petkun e dëborës, trashësia arrin deri në 25 cm

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 07:53 | Aktualitet

Juglindja e vendit është përfshirë, këtë mëngjes, nga reshje dëbore dhe temperatura të ulëta nën zero. Sipas të dhënave nga emergjencat civile të Qarkut të Korçës trashësia e dëborës varion nga 5 cm në zonat e ulëta të juglindjes deri në 25 cm në zonat e thella malore të qarkut.

Temperatura mesatare ka shënuar -3 gradë celsius. Mjetet borëpastruse kanë punuar gjatë orëve të mëngjesit dhe të gjitha akset rrugore nacionale dhe ato drejt pikave turistike të Dardhës dhe Voskopojës janë të kalueshme pa probleme. Shqetësim mbetet furnizimi me energji elektrike, ku në zonat malore kanë mbetur pa energji 300 familje për shkak të defekteve në linjat e transmetimit.

Ndërkohë në orët në vazhdim parashikohet ulje e mëtejshme e temperaturave, që mund të shkaktojnë ngrica veçanërisht në orët e pasdites dhe gjatë natës dhe për këtë arsye u apelohet drejtuesve të mjeteve që të reduktojnë shpejtësinë, si dhe të përdorin pajisjet dhe gomat dimërore. (A2 Televizion)

https://youtu.be/2vM20sK4oKw

A2 CNN Livestream

Latest Videos