Autorët e golave në Bjellorusi: Mundëm kundërshtarin më të fortë në grup

Nga A2 CNN
4 Shtator 2020, 22:48 | Futboll
Autorët e golave në Bjellorusi: Mundëm kundërshtarin më

Sokol Cikalleshi, autori i golit të parë ndaj Bjellorusisë, u shpreh pas ndeshjes se ky ishte kundërshtari më i fortë në grup dhe tashmë vendi i parë është më lehtë për t’u arritur.

“Jam shumë i lumtur që i hapa rrugën fitores në këtë ndeshje. Mendoj se Bjellorusia ishte kundërshtari më i vështirë i grupit dhe tashmë kemi shanse të mëdha për vendin e parë. Kjo fitore na bën të jemi të fokusuar në ndeshjet e ardhshme, pasi edhe ekipet e tjera nuk duhet të nënvlerësohen. Jemi me këmbë në tokë”, tha Cikalleshi.

Autori i golit të dytë, Keidi Bare, tejet i lumtur për suksesin, u shpreh pas ndeshjes se tashmë lojtarët duhet t’i gëzohen kësaj fitoreje dhe më pas të mendohet për Lituaninë.

“Jam shumë i kënaqur për ta nisur me këmbë të mbarë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Nuk ishim mirë fizikisht, por sërish arritëm të fitonim. Shumë prej nesh nuk kemi luajtur një ndeshje të plotë pas pushimeve. Tani t’i gëzohemi fitores dhe më pas të mendojmë për Lituaninë”, u shpreh Bare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos