Autoritetet në SHBA: Mbi 80% e rasteve të reja të infektimit janë me variantin Delta

Nga A2 CNN
20 Korrik 2021, 19:48 | Bota
Autoritetet në SHBA: Mbi 80% e rasteve të reja të infektimit

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara deklaruan se  83% e rasteve të reja të infektimit me koronavirus, lidhen me variantin.

“Mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e varianteve të koronavirusit, është që të parandalojmë përhapjen e sëmundjes, derisa vaksinimi është gjëja më e fuqishme që kemi”, deklaroi mjekja Rochelle Walensky.

Kjo rritje e rasteve është konsideruar dramatike, pasi dy javë më parë me këtë variant ishin të infektuar rreth 50 për qind e rasteve të reja.

Shkencëtarët nuk kanë ende të dhëna përfundimtare për të treguar nëse simptomat e variantit Delta ndryshojnë nga ato të shkaktuara nga variante të tjera.

Por pas një studimi të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku 19 nga 20 raste të reja të COVID-19 janë nga varianti Delta, ata kanë dalë në disa përfundime, duke listuar simptomat e mëposhtme:

-dhimbje koke

-rrufë

-dhimbje fyti

-teshtitje

-kollitje e vazhdueshme.

Simptomat të cilat ishin më te theksuara në versionin e mëparshëm si humbja e nuhatjes apo ethet, në këtë variant pakësohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos