Aventurat e klasikëve që nuk humbasin kurrë

Nga A2 CNN
15 Janar 2022, 17:01 | Aktualitet
Aventurat e klasikëve që nuk humbasin kurrë

Lepurushi Piter apo “Peter Rabbit” është një nga personazhet më të dashur për fëmijët. Ka frymëzuar përmes aventurave të tij jo vetëm botues, por edhe kineastë e regjisorë.

Vijon të vendoset në teatro, por edhe së fundmi, para 4 vitesh, në një version të ri kinematografik.

Libri klasik që ka më shumë se 100 vite që josh fëmijë në të gjithë botën, tani vjen edhe në shqip. Ndaj, këtë fundjavë, shkuam në “Berk”, për të biseduar me Anna Shkrelin, botuesen e “Aventurave të Lepurushit Piter”.

Ky është libri i parë i një kolone botimesh për fëmijë. Anna Shkreli ka vendosur ta pagëzojë këtë kolanë me emrin “Mace buface”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos