Airbus A380 synon të krijojë motorë që do të punojnë me hidrogjen. Airbus thotë se po planifikon të nisë fluturimet testuese në vitin 2026, si pjesë e ambicies për një avion komercial me zero emetime Një model i motorit Airbus ZERO i zbuluar më 30 nëntor. Qelizat e karburantit me hidrogjen lëshojnë vetëm ujë dhe ajër të ngrohtëMë 28 nëntor, Rolls-Royce njoftoi se kishte testuar me sukses motorin e saj AE2100, duke përdorur karburant të lëngshëm me hidrogjen, si pjesë e një partneriteti me linjën ajrore easyJet. Motori aktualisht përdoret në aeroplanë komercialë dhe ushtarakëAviacioni po përpiqet t’i japë fund përdorimit të lëndëve djegëse, duke sjellë një gjeneratë e re avionësh. Që nga viti 2019, programi Greenliner ka testuar mënyra të reja për të reduktuar emetimet e karbonit. Duke i aplikuar ato në fluturimin Londër-Abu Dhabi në tetor 2021, linja ajrore tha se ishte në gjendje të reduktonte emetimet e përgjithshme me 72%Skydweller Solar Impulse 2 punon me energji diellore. Ky është një avion që ka vendosur rekorde të shumta fluturimi.Skydweller Aero synon të prodhojë një aeroplan me energji diellore i aftë të qëndrojë në qiell për muaj të tërë. Skydweller është fotografuar duke u ulur pas fluturimit të tij të parë, në dhjetor 2020Në vitin 2016, Solar Impulse 2 fluturoi pa përdorur një pikë karburanti. Kjo fotografi është shkrepur më 26 korrik 2016, përpara se të ulej në Abu Dhabi për të përfunduar udhëtimin e tij prej 42.000 kilometrashAirbus ZEROe është një avion-koncept që pritet të ketë emetime zero, falë përdorimit të hidrogjenitAirbus planifikon prodhimin e tre avionëve që do të punojnë me hidrogjen, dhe që mund të transportojnë 100 deri në 200 pasagjerëMë 24 shtator 2020, ZeroAvia nisi në fluturim avionin më të madh në botë me hidrogjen në aeroportin Cranfield, AngliNëse disa po eksplorojnë energjinë e hidrogjenit, të tjerët po testojnë avionët elektrikë. Avioni Eviation me bazë në Uashington qëndron pas aeroplanit tërësisht elektrik Alice, me kapacitet për nëntë pasagjerëBrendësia inovative e kabinave të avionit Alice fitoi kategorinë "Cabin Concepts" në Crystal Cabin Award 2020Në dhjetor 2019, kompania e hidroavionëve me bazë në Vankuver, Harbour Air, bëri histori me fluturimin e parë të avionit komercial tërësisht elektrikMë 25 mars 2022, një Airbus A380, avioni më i madh komercial i pasagjerëve në botë, përfundoi një fluturim provë të mundësuar tërësisht nga SAF - karburant i qëndrueshëm i aviacionit - i përbërë kryesisht nga vaj gatimiTeksa burimet e energjisë janë ende në zhvillim, Faradair Aerospace me bazë në Mbretërinë e Bashkuar po zhvillon një dizajn për të marrë në maksimum efikasitetin e çdo karburanti që nuk shkakton ndotje
Airbus ka njoftuar se po krijon një motor novator që do të punojë me hidrogjen, dhe se planifikon ta testojë atë në aeroplanin më të madh komercial që është ngritur ndonjëherë në qiell. Gjiganti francez i aviacionit zbuloi, më 30 nëntor të këtij viti, se do të montojë motorin midis krahëve dhe bishtit të një avioni A380. Fluturimet testuese do të fillojnë në vitin 2026, si pjesë e nismës Airbus Zero, që lidhet me objektivat e reduktimit në maksimum të lëndëve djegëse.
Motori përdor disa qeliza karburanti që kthejnë hidrogjenin në energji, e cila më pas fuqizon një helikë. "Nëse do të arriheshin objektivat teknologjikë, këta motorë mund të jenë në gjendje të fuqizojnë një avion me 100 pasagjerë", thotë nënkryetari i Projektit Airbus Zero, Glenn Llewellyn.
Hidrogjeni është shpallur prej kohësh si një alternativë e qëndrueshme ndaj karburantit tradicional të avionëve. Industria e aviacionit prodhon 2.8% të emetimeve globale të CO2 dhe përballet me sfida më të vështira se sektorët e tjerë për çështjen e dekarbonizimit, për këtë arsye progresi ka qenë shumë i ngadaltë.
Avionë të tillë që synojnë të përdorin hidrogjenin, kanë qenë në zhvillim që nga mesi i shekullit të 20-të, por janë përballur me pengesa të shumta. Infrastruktura e nevojshme për prodhimin dhe shpërndarjen e hidrogjenit vazhdon të jetë një problem i madh, e madje mund të prishë edhe planet e kompanisë Airbus për të prezantuar një avion të tillë deri në vitin 2035. (A2 Televizion)