Videoja e një avioni ushtarak australian që kalon përmes qiellgërvishtëseve në Brisbejn është bërë virale.
Boeing C-17A Globemaster III është xhiruar të enjten duke fluturuar në lartësi të ulët, gjatë provave për eventin e përvitshëm Sunsuper Riverfire.
Shumë persona u trembën nga mjeti ushtarak, por autoritetet lokale të Brisbejnit thanë se një test i tillë nuk është aspak i rrezikshëm, pasi avioni fluturon mbi lumin Brisbejn, duke pasur një distancë të madhe nga ndërtesat e larta.
Edhe gazetari australian Chad Ryan tha: “Nga këndi i xhirimit të videos nuk dallohet, por avioni fluturon mbi lumin që përshkon qytetin. Nuk manovron përmes ndërtesave”. (A2 Televizion)