Një avion i Forcave Ajrore Amerikane, model F-17 Nightwalk, i cili ka kryer më shumë misione të fshehta se sa çdo avion tjetër, do të vendoset në Bibliotekën “Ronald Reagan” ku do të qëndrojë përgjithmonë në ekspozitë.
Kompania që e ka ndërtuar, Lockheed Martin, ka publikuar një video “timelapse” të restaurimit të avionit, ku në pak sekonda tregohen muaj punë për të bërë gati avionin special.
Reagan ka qenë mbështetës i madh i programit të fshehtë. Avioni ishte i ndërtuar që të pasqyronte rrezet e radarëve çka e bënte të pamundur të pikasej prej tyre. Ai kryente misione vetëm natën, prandaj edhe ishte lyer me ngjyrë të zezë, për t’u bërë edhe më i padukshëm.
“Lockheed Martin” prodhoi në total 59 avionë të tillë në periudhën 1981-2008. Modeli që do të vendoset në Bibliotekën “Reagan” ka kryer 78 misione luftarake, më shumë se gjithë të tjerët bashkë. (A2 Televizion)