Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

Nga A2 CNN
22 Tetor 2026, 21:57 | Politikë

Aktori Laert Vasili tha se veprimet që janë kryer në Shqipëri ndaj efektivëve, duke i goditur apo pështyrë në fytyrë, nuk mund të ndodhin në një vend si SHBA.  

“Në qoftë se shkoni në SHBA dhe godisni një efektiv të policisë, i pështyni në surrat, dhe shkoni këndoni para surratit, i dridheni dhe i spërdridheni, shkoni bëjeni në SHBA dhe shihni reagimin!”, tha Vasili në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, ku u përfshi në një debat me gazetarin Lufti Dervishi.

Ky i fundit u kundërpërgjigj duke e pyetur aktorin nëse ndodh në SHBA që drejtori i policisë t’u shërbejë kriminelëve.

Vasili e konsideroi këtë çështje tjetër, duke theksuar se nuk mund të futen në një trastë policët, sikurse edhe protestuesit.

“Është termë tjetër kjo. Studentët mund të protestojnë, por ata që djegin Tiranën është tjetër grupim. Ata efektivë që bashkëpunojnë me krimin kapen dhe dënohen, ata të tjerët që mbajnë familjen dhe me djersën e ballit çojnë rrogën në shtëpi janë të tjerë njerëz. Mos i vini të gjithë në një trastë”, tha Vasili. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos