Avioni ushtarak përplaset me banesat, 17 viktima

Nga A2 CNN
30 Korrik 2019, 09:12 | Bota

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën pasi një avion ushtarak u rrëzua në një zonë të banuar në Pakistan.

Incidenti i rëndë ndodhi në qytetin Ravalpindi, mëngjesin e së martës. 5 prej viktimave ishin pjesëtarë të ekuipazhit të avionit, ndërsa 12 të tjerët civilë.

Ushtria pakistaneze njoftoi se avionic ushtarak ishte në një fluturim rutinë stërvitjeje kur u rrëzua, por nuk dha shkaqet e rrëzimit.

Një banor i zonës tha: “U zgjova nga zhurma e një shpërthimi të madh. Dola jashtë shtëpisë dhe pashë një zjarr gjigant. U përpoqëm të ndihmonim, por zjarri ishte shumë i madh dhe nuk mundëm të bënim gjë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos