Një përzierje me miell gruri, ujë, maja, kripë dhe një pjekje perfekte, e bën bagetën simbolin e Francës, po aq sa Kulla Eifel, dhe së shpejti mund të bashkohet në listën e thesareve kulturore të UNESCO-s. Shoqata e furrtarëve francezë kanë paraqitur kërkesën e tyre për t’u shtuar në renditjen e thesareve jomateriale të UNESCO-s. Ata thonë se duhet të mbrohet një njohuri teknike e tillë e prodhimit të bukës, që ka kaluar nëpër breza dhe po vihet përballë rrezikut të prodhimit masiv. UNESCO tashmë prej kohësh po mbron metoda të lashta të bërjes së bukës në Iran dhe Kazakistan. Një dekret i qeverisë franceze, i vitit 1993, dikton që bagetat tradicionale nuk duhet të bëhen nga asgjë tjetër përveç katër përbërësve klasikë. Fermentimi i brumit duhet të zgjasë 15 deri në 20 orë në një temperaturë ndërmjet 4 deri në 6 gradë celsius. (A2 Televizion)
Bageta në UNESCO, bukëpjekësit francezë kërkojnë vlerësimin
