Bahreini "ndërhyn" në luftë

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2022, 12:47 | Bota
Bahreini "ndërhyn" në luftë

Turqia është aktualisht vendi që vepron si ndërmjetës midis Rusisë dhe Ukrainës. Megjithatë, në orët e fundit një vend tjetër ka ofruar të veprojë si ndërmjetës midis Rusisë dhe Ukrainës, dhe ai është Bahreini.

Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa shprehu interesin e tij për ndërmjetësimin midis dy vendeve të Evropës Lindore përmes ambasadës së Bahreinit në Rusi. "Madhëria e tij, Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa i Bahreinit konfirmon vullnetin e Mbretërisë së Bahreinit për të ndërmjetësuar midis Rusisë dhe Ukrainës për të ndalur konfliktin", shpjegoi ambasada e vendit të Gjirit Persik.

Po kështu, Bahreini u bën thirrje të dyja palëve të shmangin një rritje të përshkallëzimit dhe konfrontimit, si dhe të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre.

https://a2news.com/2022/11/04/jemi-ne-luften-e-trete-boterore-rusia-i-shpall-lufte-hibride-mbreterise-se-bashkuar/

“Bahreini u bën thirrje gjithashtu fuqive të mëdha që të rishqyrtojnë dhe ripërtërijnë angazhimin e tyre për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, duke shmangur përshkallëzimin dhe konfrontimin, dhe bën thirrje për ripërqendrimin e përpjekjeve globale për t'iu kundërvënë valëve të ideologjisë ekstremiste duke punuar së bashku", shprehet monarkia e Bahreinit.

https://a2news.com/2022/11/02/akuza-te-renda-nga-moska-shba-po-perdor-ukrainen-per-te-dobesuar-europen/

Këto fjalë nga Mbreti i Bahreinit vijnë pas takimit të tij në Manama me Papa Françeskun, i cili udhëtoi për në vendin aziatik për të vizituar komunitetin e vogël katolik prej rreth 80 000 njerëzish, i cili përbëhet tërësisht nga emigrantët. Papa u kërkoi autoriteteve të vendit të respektojnë të drejtat e njeriut, t'i japin fund diskriminimit të bazuar në fe ose seks dhe të eliminojnë dënimin me vdekje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos