Balena viziton Nju-Jorkun

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 11:43 | Fotolajme

Edhe pse turizmi ka pësuar rënie të ndjeshme për shkak të pandemisë së koronavirusit, një vizitor i veçantë ka shijuar bukuritë e Nju-Jorkut këtë javë. Një balenë gjigante u pa të notojë pranë qytetit, duke i dhënë mundësinë një fatlumi të realizonte fotografi fantastike. “Ishte 300 metra larg varkës sime”, tha Bjoern Kils, 41 vjeç, i cili shtoi se balena ishte rreth 12 metra e gjatë.

Edhe Roja Bregdetare Amerikane konfirmoi praninë e balenës, por tha se do të ndërhynte vetëm nëse ajo ngecte apo rrezikohej për ndonjë arsye. Në vitet e fundit, numri i balenave të pikasura pranë Nju-Jorkut është rritur ndjeshëm, sipas studiuesve sepse aty është shtuar prania e një lloj peshku me të cilin ato ushqehen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos