Kriminelët amerikanë të viteve 1940

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2020, 15:05 | Fotolajme

Fytyrat e dëshpëruara të disa prej kriminelëve të arrestuar në vitet 1940 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë nxjerrë së fundmi në ankand. Edhe pse ka pak informacion mbi veprat penale të kryera nga këta individë, dihet që fotografitë janë realizuar gjatë viteve të Luftës II Botërore dhe pak pas përfundimit të saj.

Secila prej fotografive vlerësohet të kushtojë deri në 200 dollarë, kur të nxirren në shitje në 16 dhjetor të këtij viti, nga shtëpia e ankandeve “Dominic Winter”, me seli pranë Oksfordit në Britaninë e Madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos