E konfirmon edhe SHBA, rusët bëhen të parët që përdorin armën hipersonike në një luftë

Nga A2 CNN
19 Mars 2022, 17:01 | Bota
E konfirmon edhe SHBA, rusët bëhen të parët që

Zyrtarë amerikanë konfirmuan për CNN se Rusia ka goditur me raketa hipersonike Ukrainën, duke bërë që kjo të jetë hera e parë që këto armatime përdoren në luftime. SHBA ka mundur të gjurmojë goditjet teksa ndodhnin, tha burimi i CNN.

Disa burime thanë për CNN se bombardimi me raketa hipersonike u bë më tepër për të testuar armën e re dhe për t’i treguar Perëndimit kapacitetet ushtarake të Rusisë.

Të shtunën, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se të premten kishte lëshuar raketat hipersonike Kinzhal kundër një depoje armatimesh në perëndim të Ukrainës, duke e shkatërruar totalisht strukturën.

https://twitter.com/mod_russia/status/1505141259882704897

Raketat hipersonike mund të arrijnë shpejtësinë 5 herë më të madhe se ajo e zërit, që është përllogaritur të jetë 1235 km/h. Kjo veçori i bën këto raketa të vështira për t’u pikasur dhe për të ndërprerë trajektoren e tyre.

Pentagoni e ka shpallur prioritet zhvillimin e këtyre raketave, pikërisht sepse Rusia dhe Kina gjithashtu po punojnë për të zhvilluar versionet e tyre. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/19/rusia-perdorem-raketa-hipersonike-ne-ukraine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos